Effie Defrin, një zëdhënëse e ushtrisë izraelite, ka dhënë një konferencë të transmetuar në televizion.
Gjatë saj, ai thotë se ushtria izraelite ka ende “mijëra” objektiva për të goditur në Iran, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Agjencia e lajmeve Reuters e citon Defrin të ketë thënë: “Ne po identifikojmë objektiva të reja çdo ditë”.
Përkthimi i mëtejshëm nga Reuters e citon atë të ketë thënë se ushtria izraelite do të “vazhdojë të sulmojë në Iran dhe kundër Hezbollahut derisa të heqim kërcënimet dhe të arrijmë objektivat e operacionit”.