Kemi ende punë në Iran, thotë ambasadori izraelit në OKB - Gazeta Express
string(55) "kemi-ende-pune-ne-iran-thote-ambasadori-izraelit-ne-okb"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 15:27

Kemi ende punë në Iran, thotë ambasadori izraelit në OKB

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 15:27

Ambasadori i Izraelit në OKB në Gjenevë, Daniel Meron, ka thënë se vendi i tij ka ende për të bërë në Iran përpara se konflikti të përfundojë, raporton BBC.

Më herët, Meron ka kritikuar ashpër praninë e Iranit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke e akuzuar organizatën se ka humbur qëllimin e saj.

Deklaratat e Meron duket se synojnë të largojnë vëmendjen nga një fjalim që pritet të mbahet së shpejti në Këshill nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Bëhet e ditur se Meron nuk ka dhënë asnjë shenjë se Izraeli do të pajtohet me një armëpushim së shpejti, duke deklaruar se sulmet ndaj Iranit kanë qenë “jashtëzakonisht të suksesshme”, por se “ende nuk i kemi përmbushur qëllimet tona, ndaj do të vazhdojmë.”

Kujtojmë se më vonë gjatë ditës, Araghchi do të marrë pjesë në bisedime me ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, me qëllim adresimin e shqetësimeve në rritje për ambiciet bërthamore të Iranit dhe përpjekjet për të ulur tensionet mes Izraelit dhe Iranit.