string(93) "kelmendi-thote-se-e-konfirmon-qe-zyra-e-okbse-ka-dhene-udhezime-si-te-komunikohet-me-qeverine"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 14:30

Kelmendi thotë se e konfirmon që zyra e OKB’së ka dhënë udhëzime si të komunikohet me Qeverinë

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 14:30

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se mund të ‘‘konfirmoj se të hënën’’, zyra e OKB-së në Kosovë, ka dërguar në email në disa adresa të përfaqësuesve të këtyre agjencive, ku, siç shkruan Kelmendi, jepen udhëzime se si duhet të jetë niveli i komunikimit me Qeverinë e Kosovës gjatë kohës që kjo e fundit është në detyrë.

Kelmendi ka shkruar edhe se ai do ta ruaj të drejtën e moszbulimit të burimeve.

‘‘E konfirmoj se të hënën, pasdite, një email nga zyrja e OKB-së në Kosovë është dërguar në disa adresa të përfaqësuesve të këtyre agjencive, në të cilin jepen udhëzime se si duhet të jetë niveli i komunikimit me Qeverinë e Kosovës, derisa ajo është në detyrë.

Si gazetar, e ruaj të drejtën e moszbulimit të burimeve.

Kushdo që ka interesim të pyesë në adresat e caktuara se a është dërguar ky email, si dhe ta publikojnë përmbajtjen e tij’’, ka shkruar ai,

Po ashtu, gazetari ka thënë edhe se, për fake news është thënë edhe rritja e çmimit të rrymës, por pastaj është parë si doli

‘‘Faleminderit!

P.s. Fake news u tha është edhe rritja e çmimit të rrymës, u pa se si doli. Njëjtë edhe me shumë lajme të tjera’’, ka shkruar ai.

Ndryshe në Klan Kosova është raportuar se koordinatorja e OKB-së u ka dërguar letër agjencive të OKB-së që të mos mbajnë kontakte zyrtare me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së legjitimitetit.

Megjithatë, ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar në lidhje me këto raportime, ku ekipi i OKB-së në Kosovë ka mohuar se i ka ndalur kontaktet me Qeverinë e Kosovës,

“Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) riafirmon bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm dhe të fortë me Qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe e vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë me institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

aaaaa