Kelmendi pas shkarkimit: S'kam marrë vendim, nuk e di si do ta arsyetojnë, vepruan kundërligjshëm - Gazeta Express
string(93) "kelmendi-pas-shkarkimit-skam-marre-vendim-nuk-e-di-se-si-ta-arsyetojne-vepruan-kunderligjshem"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 13:40

Kelmendi pas shkarkimit: S’kam marrë vendim, nuk e di si do ta arsyetojnë, vepruan kundërligjshëm

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 13:40

Besim Kelmendi pas shkarkimit nga posti i U.D. të kryeprokurorit të shtetit, para gazetarëve ka thënë se vendimi ishte i kundërligjshëm.

Ai shtoi se s’ka marrë vendim.

“Jemi të përkushtuar për të ndjekur vetëm ligjin. Unë s’kam pranuar vendim, përveç asaj që kam parë në media. Nuk e di se çka do të shkruajnë në atë vendim dhe si do ta arsyetojnë atë vendim që është nxjerrë në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore. Do të jem i lumtur të marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje nga organet kompetente”.

Sipas Kelmendit pesë anëtarëve të KPK’së që votuan për shkarkimin e tij i duhet edhe një anëtar që voton sipas dëshirave të tyre.

“Atyre pesë vetëve që kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme pa kuorum sot, i  duhet edhe një njeri që do të votojë sipas dëshirave të tyre”, tha Kelmendi duke shtuar se ka respekt të madh për Qalajn, që u caktua në vend të tij. /GazetaExpress/