Kelmendi e Gjakova, më të mirët e vitit 2019 - Gazeta Express
string(43) "kelmendi-e-gjakova-me-te-miret-e-vitit-2019"

Kelmendi e Gjakova, më të mirët e vitit 2019

Gazeta Express

27/02/2020 21:46

Xhudistët Majlinda Kelmendi e Akil Gjakova janë shpallur sportistët më të mirë të vitit 2019 nga KOK-u, në ceremoninë e mbajtur të enjten mbrëma.

Majlinda e ka fituar çmimin për herë të tretë, ndërsa Akili për herë të dytë.

Lexo Edhe:

“Falenderojë KOK-un për çmimin, veçanërisht falenderojë Toni Kukën dhe Agron Kukën për mbështetjen e tyre dhe punën e palodhshme. E falënderoj edhe Marius Vizerin, të parin e IJF-së. Është nder që e kemi këtu. Keni bërë shumë për sportin e xhudos dhe Kosovën, president Vizer. Pa ju nuk do të ishte e mundshme. Do të jemi gjithnjë mirënjohës për atë që keni bërë për ne”, ka thënë Akil Gjakova.

Majlinda gjatë vitit 2019 ka pasur suksese tjera kulmore dhe ishte e pakonkurrencë për sportiste të vitit.

“Falenderojë KOK-un për çmimin. Secili çmim me gëzon, pavarësisht sa kam fituar. Nder dhe kënaqësi që kemi mysafir personin që është përgjegjësi kryesor që Kosova i ka të gjitha medaljet në sport. Është presidenti i Federatës së Xhudos, Marius Vizer që na ka përkrahur jo vetëm ne xhudistët por të gjithë sportistët”, ka thënë Majlinda. Ajo më pas ka falënderuar Vizerin, që ka ardhur në Kosovë për të zbuluar shtatoren e Majlindës në Pejë. Shtatorja për kampionen olimpike është punuar me kërkesë të IJF-së, përkatësisht presidentit Vizer, mikut të madh të Kosovës.

Driton Kuka, trajner i vitit

Ashtu si pritej, Driton Kukës i ka takuar çmimi i trajnerit më të mirë të vitit 2019. Kuka ka udhëhequr xhudistët drejt një viti shumë të suksesshëm.

Në fjalën e tij Kuka ka bërë thirrje për unitet, ndërsa ka përshëndetur veçanërisht presidentin e IJF-së, Marius Vizer. Kuka ka thënë se Vizeri ka hapur dyert e Kosovës për xhudo, por edhe për hyrje në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Vizerit po ashtu i është ndarë një çmim i veçantë nga KOK-u. 21:25

Përfaqësueset e futbollit fitojnë çmimet e KOK-ut

Ceremonia e KOK-ut ka vazhduar me ndarjen e çmimeve për ekipet më të mira përfaqësuese. Ato i kanë fituar përfaqësueset e futbollit në të dy konkurrencat.

Për ekipin e meshkujve çmimin e ka pranuar Muharrem Sahiti. Ai ka thënë se mjetet që i takojnë përfaqësueses nga KOK-u, do të ndahen për portierin Arben Beqiri që po përballet me një sëmundje të rëndë.