KEK: 672 biznese s'kanë gjetur furnizues të ri pas ndërprerjes së kontratës nga KESCO - Gazeta Express
string(83) "kek-672-biznese-skane-gjetur-furnizues-te-ri-pas-nderprerjes-se-kontrates-nga-kesco"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:29

KEK: 672 biznese s’kanë gjetur furnizues të ri pas ndërprerjes së kontratës nga KESCO

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:29

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se deri sot ka dërguar mbi 540 kontrata për nënshkrim, ndërsa janë nënshkruar mbi 360 sosh.

KEK thotë se po angazhohet maksimalisht që të përmbushë obligimet ligjore dhe v endimet e ZRRE’së për të njoftuar dhe lehtësuar konsumatorët në lidhje me lidhjen e kontratave të furnizimit, qoftë si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) apo për kontrata komerciale.

Po ashtu deri më tani, KEK thotë se janë 16 kontrata komerciale të finalizuara me konsumatorë të ndryshëm.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për Konsumatorët – Gjendja e përditësuar mbi furnizimin me energji elektrike si FMF me mbi 360 kontrata të nënshkruara

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik, me theks të veçantë konsumatorët komercialë (biznese), se është duke u angazhuar maksimalisht në përmbushjen e obligimeve ligjore dhe vendimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për të njoftuar dhe lehtësuar konsumatorët në lidhje me lidhjen e kontratave të furnizimit, qoftë si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) apo për kontrata komerciale.

Statusi si FMF

Bazuar në Rregulloren ZRRE/Nr.08/2017 dhe Vendimin Nr. 297/22 të datës 03.08.2022 (Kod ZRRE V_1544_2022), KEK është caktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Sipas të dhënave të pranuara nga KOSTT/AAM, aktualisht janë:

• 672 konsumatorë komercialë (biznese),

• me gjithsej 5154 pika matëse, të cilët nuk kanë gjetur furnizues të ri pas ndërprerjes së kontratës nga KESCO (si FSHU).

Nga data 01.06.2025, të gjithë këta konsumatorë janë duke u furnizuar me energji elektrike nga KEK si FMF, në përputhje me legjislacionin në fuqi, i cili përcakton se furnizimi në këtë formë mund të zgjasë maksimumi 60 ditë, gjatë së cilës konsumatorët duhet të lidhin kontratë me një furnizues të rregullt në tregun e hapur.

Gjendja aktuale si FMF deri më sot, datë 19.06.2025, është si vijon:

• Janë dërguar mbi 540 kontrata për nënshkrim.

• Ndërsa, në total deri më tani janë nënshkruar 𝐦𝐛𝐢 𝟑𝟔𝟎 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐚𝐭𝐨𝐫ë (në disa raste, një numër unik ka më shumë se një kontratë).

Vlen të theksohet se për shkak të interesimit të shtuar nga bizneset, gjendja është dinamike dhe në ndryshim të vazhdueshëm, andaj KEK është në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorët për t’i informuar dhe asistuar për lidhjen e kontratave në mënyrë të rregullt dhe ligjore.

Kontratat komerciale

Përveç angazhimit në cilësinë e FMF, KEK është gjithashtu e angazhuar në lidhjen e kontratave komerciale me konsumatorët që zgjedhin të furnizohen drejtpërdrejt në treg të lirë. Deri më tani, janë 16 kontrata komerciale të finalizuara me konsumatorë të ndryshëm, dhe ky numër është në rritje të vazhdueshme.

Ftojmë të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë lidhur kontratën e tyre që të kontaktojnë KEK sa më pare:

ℹ️ Për informata shtesë apo asistencë në procesin e lidhjes së kontratës, ju lutemi na kontaktoni:

📧 [email protected]

📞 0800 10600

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!