KED rendit kandidatët për anëtar në Gjykatën Kushtetuese - Gazeta Express
string(56) "ked-rendit-kandidatet-per-anetar-ne-gjykaten-kushtetuese"

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2025 23:10

KED rendit kandidatët për anëtar në Gjykatën Kushtetuese

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2025 23:10

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) miratoi raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që aplikuan për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11 dhjetor 2024

Në mbledhjen e sotme KED, pas verifikimit të saktësisë aritmetike të pikëzimit total për secilin kandidat, sipas vendimeve përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit, ka miratuar listën përfundimtare të renditjes së të gjithë kandidatëve të lejuar për kandidim.

Kështu, kandidatët e renditur janë:

1) Asim Vokshi 89.5 pikë

2) Naureda Llagami 89.3 pikë

3) Florian Ballhysa 77.83 pikë

4) Alma Faskaj  77.77 pikë

5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë

6) Alban Toro 74.22 pikë

Pas kësaj faze, KED përmbush detyrimin ligjor për të përcjellë këto akte pranë organit të emërtesës dhe bërjen e tyre publike.

Gjykata e Lartë ka shpallur me datë 11.12.2024 hapjen e procedurës së aplikimeve për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese si rezultat i përfundimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Në përfundim të afatit ligjor për paraqitjen e aplikimeve nga kandidatët, Gjykata e Lartë i ka dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për kandidim për plotësimin e këtij vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shoqëruar me dokumentet e paraqitura prej tyre për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuar.