"Ke qenë gjithmonë shoqja ime", shkrimi prekës i Nora Istrefit për ish-vjehrrën - Gazeta Express
string(76) "ke-qene-gjithmone-shoqja-ime-shkrimi-prekes-i-nora-istrefit-per-ish-vjehrren"

Rozë

Gazeta Express

09/01/2021 12:15

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime”, shkrimi prekës i Nora Istrefit për ish-vjehrrën

Rozë

Gazeta Express

09/01/2021 12:15

Këngëtarja Nora Istrefi i ka kushtuar një shkrim prekës ish-vjehrrës së saj, Teutës, e cila ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, shkruan Express.

Përmes një postimi në InstaStory, Nora ka thënë se ajo ka qenë gjithmonë shoqja e saj dhe se e ka dashur.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushoj e qetë në paqe”, ka shkruar Nora.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e Teuta Berishës e ka konfirmuar edhe këngëtari Robert Berisha përmes një postimi në “Instagram”.

“Pusho e qetë mami jem..per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, ka shkruar ai.

Roberti në vitin 2019 kishte thënë se nëse do t’i dedikonte një këngë dikujt do të ishte nëna e tij, e cila disa vite më parë kishte mundur një sëmundje të rëndë./Gazeta Express