KE: Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar, fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën në dhjetor - Gazeta Express
string(89) "ke-pozicioni-yne-nuk-ka-ndryshuar-fillimi-i-negociatave-me-shkupin-dhe-tiranen-ne-dhjetor"

KE: Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar, fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën në dhjetor

Ballina

Gazeta Express

28/09/2021 16:06

Pas konfuzionit që u paraqit me deklaratën e kryetares Ursula fon der Lajen për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve me BE-në, nga Komisioni Evropian sot pasdite konfirmuan se pozicioni i tyre nuk ka ndryshuar, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Kryetares së Komisionit Evropian sot paradite në Tiranë i ishte parashtruar pyetja për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut të cilës ajo iu përgjigj se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe se po bëhet gjithçka që të tejkalohen pengesat.

Lexo Edhe:

Kjo përgjigje shkaktoi konfuzion te disa gazetarë rreth asaj nëse ka ndryshime në qëndrimin e Komisionit Evropian dhe nëse kjo nënkupton se ky institucion do të pranonte që Shqipëria të ecë përpara nëse Bullgaria vazhdon ta bllokojë Maqedoninë e Veriut.

Në brifingun e rregullt për gazetarë në Komisionin Evropian, sot, zëdhënësit e precizuan këtë deklaratë.

“Kryetarja është për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti”, deklaroi Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së.

Ajo theksoi se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Komisionit Evropian për këtë çështje.

“Kryetarja e shprehu përkushtimin e saj drejtë procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ajo shprehu dëshirë që të punojë për hapjen e Konferencës Ndërqeveritare, nuk ka ndryshim”, tha Spinant.

Zëdhënësja për Zgjerim, Ana Pisonero, e pyetur nëse ka progres në tejkalimin e kontestit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut tha se eurokomisari Oliver Varheji është i angazhuar në këtë proces.

“Komisioni flet me të dyja palët, komisari Varheji do të udhëtojë nesër në Maqedoninë e Veriut dhe do të takohet me kryeministrin Zaev, dhe e vizitoi Sofjen të martën e kaluar. Komisioni vazhdon të bisedojë me të gjitha palët relevante dhe do të vazhdojë të punojë për qëllimin e përbashkët për përparim me të dyja vendet”, tha Pisonero.

Eurokomisari Varheji, tha ajo, gjithashtu, mbetet në qëndrimin se duhet me të dyja vendet të shkohet përpara drejtë miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, por, se për këtë duhet leje nga të gjitha vendet e BE-së.