“Ke porosi nga shefi me e goditë Enverin”, Hasani thotë se lufta ndaj tij në Senat është me porosi nga Kurti e Nagavci - Gazeta Express
string(115) "ke-porosi-nga-shefi-me-e-godite-enverin-hasani-thote-se-lufta-ndaj-tij-ne-senat-eshte-me-porosi-nga-kurti-e-nagavci"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 18:47

“Ke porosi nga shefi me e goditë Enverin”, Hasani thotë se lufta ndaj tij në Senat është me porosi nga Kurti e Nagavci

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 18:47

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, më 20 shkurt 2026, ka miratuar vendimin e Këshillit të Etikës, ku i shqiptohet vërejtje me shkrim profesorit Enver Hasani si dhe i mohohet që të përfshihet në mentorim në të gjitha nivelet e studimit për një vit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Enver Hasani, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se ky vendim i Senatit është një për përpjekje trevjeçare e Rektorit të UP-së, Arben Hajrullahu.

“Prej si e ka nisur mandatin, prej ditës së parë të Senatit deri sot ai në agjendë e ka pas çështjen time. Të them të drejtën mua po t’më kishte dhënë mirënjohje si ish-rektor ose ish-kryetar i Gjykatës diçka unë  do isha shqetësuar me atë fakt, por kjo siç ka vepruar do të thotë Senati,  përkatësisht zotri Harullahu, sepse Senati ka qenë i detyruar,  se kurdo që s’ka qenë ai prezent për shkak të konfliktit të interesit Senati tre katër vota ka pas kundër meje. Kjo është hera e tretë, këtë herë ka ndenjur aty dhe i ka detyruar me fjalim që është nën çdo nivel për njerëzor jo vetëm institucional”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, Hajrullahu është në misionin e tij, të cili ai bashkë me tre- katër kandidatë të tjerë, e kanë marrë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti ka kërkuar nga ata, ka kërkuar lojalitet për me u marrë me disa gjëra që ai ka pas në agjendë politike dhe kanë pasur të bëjnë kryesisht me pronat e Universitetit të Prishtinës, që janë disa kolegë prej juridikut gjithandej janë atje dhe ky ka pranuar domethënë të tjerët që kanë pas një dinjitet. Atë rol e ka marrë e Arbeni edhe në moment ka ndryshuar ajo më 27 nëntor, dy funksionarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në atë kohë më kanë thënë që i ka thirrë ministrja e atëhershme e MASHT-it, Arbërie Nagavci edhe ka thënë ‘ke porosi nga shefi me goditë Enverin’”, ka shtuar ai.

Video

Hasani shtoi se sjelljet e njëjta, rektori Hajrullahu i kishte përsëritur edhe në mbledhjen para kësaj të fundit, kur Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, kishte thënë se ai kishte konflikt interesi të merret me rastet e Hasanit.

“Tha se ka krijuar një distancë higjienike Agjencia mes meje dhe Enverit. Do të thotë ajo i nuk e di se çka flet, jo është doktrinë e nazizmit që është aplikuar ndaj hebrenjve. Distanca higjenike është terminologji absolutisht naziste”, është shprehur tutje profesori Hasani./BetimipërDrejtësi

Advertisement
Advertisement
Advertisement