KE i ka refuzuar të gjitha propozimet e transportuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor - Gazeta Express
string(88) "ke-i-ka-refuzuar-te-gjitha-propozimet-e-transportuesve-nga-vendet-e-ballkanit-perendimor"

Maqedoni

Gazeta Express

16/02/2026 10:24

KE i ka refuzuar të gjitha propozimet e transportuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Maqedoni

Gazeta Express

16/02/2026 10:24

Komisioni Evropian i ka refuzuar të gjitha propozimet e transportuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompromis lidhur me kufizimin e qëndrimit në zonën Shengen. Brukseli konfirmoi se kjo është vijë përfundimtare dhe se transportuesit duhet t’u përshtaten rregullave, pa përjashtime të veçanta për shoferët profesionistë.

Kundër rregullave të reja për qëndrim 90-ditor në zonën Shengen, transportuesit nga rajoni zhvilluan protesta të koordinuara dhe bllokada në pikat kufitare për transportin e mallrave.

Protestave iu bashkuan edhe transportuesit nga Maqedonia e Veriut, duke bllokuar pikat kufitare Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllato.

Advertisement
Advertisement
Advertisement