KDI për raportin TI rreth korrupsionit: Zgjedhja e Kryeprokurorit u kundërshtua nga Osmani e Kurti, dobëson sistemin - Gazeta Express
string(114) "kdi-per-raportin-ti-rreth-korrupsionit-zgjedhja-e-kryeprokurorit-u-kundershtua-nga-osmani-e-kurti-dobeson-sistemin"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 12:25

KDI për raportin TI rreth korrupsionit: Zgjedhja e Kryeprokurorit u kundërshtua nga Osmani e Kurti, dobëson sistemin

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 12:25

Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, i cili mat perceptimin e korrupsionit në 182 shtete të botës, raport në të cilin, bëhet e ditur mes tjerash edhe së Kosova ka shënuar 43 pikë dhe është renditur në vendin e 76-të, duke regjistruar një rënie prej një pike krahasuar me vitin e kaluar.

Lidhur me këtë indeks, KDI ka bërë analizën e saj, ku thuhet se qeveria në një mandat të plotë nuk arriti të miratojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit.

Aty theksohet edhe se, viti 2025 është mbyllur pa u dekretuar kryeprokurori i shtetit. Gjë e cila, thuhet në analizë, s’është bërë për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe bartës të tjerë institucionalë.

‘’Për herë të parë, qeveria në një mandat të plotë nuk arriti të miratojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit. Për më keq, viti 2025 u përmbyll pa u dekretuar Kryeprokurori i Shtetit, për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme nga Presidentja, Kryeministri dhe bartës të tjerë institucionalë’’, thuhet aty.

Tutje, shtohet edhe se, mosplotësimi i kësaj pozite kyçe për një periudhë të gjatë dobësoi funksionimin e sistemit prokurorial dhe krijoi pasiguri institucionale.

‘’Mosplotësimi i kësaj pozite kyçe për një periudhë të gjatë dobësoi funksionimin e sistemit prokurorial dhe krijoi pasiguri institucionale në raport me luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, vlen të theksohet që korrupsioni nuk ishte ndër temat qendrore të programeve zgjedhore në dy palë zgjedhjet e vitit të kaluar, ndryshe nga ciklet e mëparshme zgjedhore’’, shtohet më tej.

Advertisement
Advertisement
Advertisement