KDI u bën thirrje deputetëve që ta përfundojnë konstituimin e kuvendit - Gazeta Express
string(70) "kdi-u-ben-thirrje-deputeteve-qe-ta-perfundojne-konstituimin-e-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 17:03

KDI u bën thirrje deputetëve që ta përfundojnë konstituimin e kuvendit

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 17:03

KDI u ka bërë thirrje deputetëve që ta përfundojnë konstituimin e kuvendit duke e zgjedhur nënkryetarin serb.

KDI thotë se kjo i hap rrugë krijimit të qeverisë.

“Pas interpretimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit si hapi i fundit drejt konstituimit, #KDI u bën thirrje deputetëve dhe partive politike të përfaqësuara në Kuvend që të respektojnë këtë vendim dhe të ndërmarrin pa vonesë hapat e nevojshëm për zgjedhjen e anëtarit të mbetur të Kryesisë, duke u bazuar në normat kushtetuese dhe legjitimitetin qytetar. Zgjedhja e anëtarit të pestë të kryesisë nga komuniteti serb e përmbyll konstituimin e Kuvendit dhe i hapë rrugë krijimit të Qeverisë, rrjedhimisht funksionalizimit të plotë të institucioneve të vendit. Saktësisht 8 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, përmbyllja e konstituimit të Kuvendit nuk mund të shihet vetëm një çështje formale, por një hap i domosdoshëm për forcimin e proceseve demokratike dhe garantimin e funksionimit efektiv të institucioneve kushtetuese. Qytetarët e vendit, të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre përmes votës, tanimë kanë humbur shumë dhe presin veprime politike zhbllokuese dhe racionale. KDI rikujton se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues dhe themel i shtetit të së drejtës, andaj të gjitha subjektet politike duhet të veprojnë në përputhje me këtë parim dhe të kontribuojnë në rikthimin e normalitetit institucional dhe funksionimin e demokracisë parlamentare.