KB Vëllaznimi nënshkruan me Jon Ukajn - Gazeta Express
string(37) "kb-vellaznimi-nenshkruan-me-jon-ukajn"

KB Vëllaznimi nënshkruan me Jon Ukajn

Sport

Gazeta Express

28/07/2023 18:23

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin e parë për sezonin e ri.

Klubi gjakovar njoftoi zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me Jon Ukajn, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ukaj transferohet te “Kuqezinjtë” nga skuadra gjermane, Giesse.

Njoftimi i plotë nga KB Vëllaznimi:

“JON UKAJ VISHET “KUQ E ZI”

Konfirmojmë zyrtarisht se Jon Ukaj do të përforcojë skuadrën tonë për sezonin 2023/2024.

Si një nga emrat më të shquar të përfaqësueses së Kosovës U-20, Jon Ukaj i bashkohet Vëllaznimit nga skuadra Giesse në Gjermani ku ka shfaqur paraqitje mjaft impresive.

Me Jon Ukajn, KB Vëllaznimi konfirmon edhe një herë se u jep hapësirë top lojtarëve të rinj të talentuar – duke kontribuar në rritjen e cilësisë së basketbollit në vendin tonë”. /Gazeta Express/