KB Vëllaznimi del me njoftim lidhur me biletat për ndeshjet në Kupën e Kosovës - Gazeta Express
string(80) "kb-vellaznimi-del-me-njoftim-lidhur-me-biletat-per-ndeshjet-ne-kupen-e-kosoves-1"

Sport

Gazeta Express

12/02/2024 17:58

KB Vëllaznimi del me njoftim lidhur me biletat për ndeshjet në Kupën e Kosovës

Sport

Gazeta Express

12/02/2024 17:58

Nga 13 deri më 17 shkurt do të mbahet Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll.

Turneu i Kupës do të mbahet në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, shkruan Gazeta Express.

Klubi nikoqir, Vëllaznimi, ka dalë tashmë me njoftim zyrtar rreth shitjes së biletave për ditën e parë.

Bileta për ndeshjen e parë mes dy skuadrave nga Liga e Parë, Bora – Kosovar, do të kushtojë 2 euro.

Ndërsa, biletat për dy ndeshjet e tjera për ditën e nesërme (e martë), ku takohen Trepça – Istogu dhe Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi, do të kushtojnë 3 euro.

Bileta “VIP” ka çmimin prej 10 eurosh.

Klubi gjakovar bëri të ditur se çmimi i biletave për ndeshjet tjera mund të ndryshojë – andaj “Kuqezinjtë” do të njoftojnë zyrtarisht për ditët e tjera.

Njoftimi i plotë nga KB Vëllaznimi:

“BILETAT – DITA 1 (Info Zyrtare)

▪️Biletat do të jenë veçmas për secilën ndeshje.

▪️Bileta e ndeshjes së caktuar, nuk vlen për ndeshjet tjera të të njëjtës ditë.

▪️Biletat shiten çdo ditë te pompa BN Bakija, Hotel Apollonia dhe Atele33.

▪️Biletat VIP do të kenë ngjyrë të veçantë dhe ato kushtojnë 10 euro.

▪️Në momentin e hyrjes në palestër, ju do t’i nënshtroheni kontrollit rigoroz.

Secila ndeshje ka çmimin e dedikuar të biletës për tribunë dhe VIP.

Shënim: KB Vëllaznimi do t’iu mbajë të informuar rreth biletave për ditët tjera. Çmimi mund të ndryshojë!

Shqiptarinë e Kemi Bashkë”. /Gazeta Express/