KB Trepça identifikon tifozët problematikë përmes kamerave, i paraqet në Polici - Gazeta Express
string(78) "kb-trepca-identifikon-tifozet-problematike-permes-kamerave-i-paraqet-ne-polici"

Basketboll

Gazeta Express

21/01/2023 18:25

KB Trepça identifikon tifozët problematikë përmes kamerave, i paraqet në Polici

Basketboll

Gazeta Express

21/01/2023 18:25

Pas instalimit të kamerave në palestër klubi basketbollistik Trepça ka njoftuar se ka identifikuar disa tifozë që kanë hedhur gjësende në parket.

Klubi mitrovicas publikoi një video ku shihet një tifoz duke gjuajtur diçka në parket, shkruan Gazeta Express.

Trepça ka njoftuar se emri i këtij tifozi dhe të tjerëve që bëjnë gjeste të tilla do të dërgohen në Polici.

“Nga tipa të tillë, qe në numër janë shumë pak, klubi po dëmtohet shumë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e tyre.

Probleme të tilla ka pasur shumë këtë sezon. Trepça është skuadra e vetme që i ka të instaluara kamerat, ndërsa Federata e Basketbollit e Kosovës ka kërkuar që të gjitha palestrat të pajisen me kamera.

Advertisement
Advertisement
Advertisement