KB Prishtina tërhiqet nga ENBL për shkak të obligimeve financiare - Gazeta Express
string(65) "kb-prishtina-terhiqet-nga-enbl-per-shkak-te-obligimeve-financiare"

Basketboll

Gazeta Express

09/03/2026 18:40

KB Prishtina tërhiqet nga ENBL për shkak të obligimeve financiare

Basketboll

Gazeta Express

09/03/2026 18:40

KB Sigal Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se nuk do ta vazhdojë pjesëmarrjen në European North Basketball League (ENBL).

Në një komunikatë për opinionin publik, klubi ka bërë të ditur se është detyruar të ndërpresë garimin në këtë ligë për shkak të obligimeve financiare dhe administrative të papërmbushura ndaj ENBL-së, të cilat, sipas klubit, janë krijuar nga kryesia e kaluar.

Drejtuesit aktualë theksojnë se kanë bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe për ta vazhduar rrugëtimin në këtë garë ndërkombëtare, por obligimet e trashëguara e kanë bërë të pamundur vazhdimin e pjesëmarrjes në këtë moment.

Në të njëjtën kohë, klubi ka bërë të ditur se vendimi lidhet edhe me situatën sportive të ekipit dhe krizën e rezultateve që po kalon skuadra aktualisht.

Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur që në këtë periudhë fokusi kryesor të jetë te garat vendore dhe stabilizimi i ekipit.

Nga klubi theksojnë se Prishtina mbetet e përkushtuar për të punuar seriozisht në rikthimin e stabilitetit dhe rezultateve që i takojnë historisë dhe traditës së klubit.

Në fund të komunikatës, drejtuesit e klubit kanë falënderuar zyrtarët e ENBL-së për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar ndaj klubit gjatë kësaj periudhe./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement