Klubi i Basketbollit Prishtina ka njoftuar largimin e trajnerit Michail Kakiouzis për arsye familjare, duke shprehur falënderimet më të sinqerta për kontributin e tij gjatë këtij sezoni.
Në njoftimin zyrtar, klubi thekson se trajneri Kakiouzis ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe bashkëpunim korrekt me ekipin, duke lënë një ndikim pozitiv në zhvillimin dhe performancën e skuadrës.
“Klubi i uron Michail Kakiouzis shumë shëndet, suksese dhe çdo të mirë në vazhdim të karrierës dhe jetës personale,” thuhet në komunikatën e klubit.
Ky largim shënon një kapitull të ri për Basketbollin e Prishtinës, i cili do të kërkojë një drejtues të ri për të vijuar projektet dhe objektivat e sezonit. /GazetaExpress