KB Peja konfirmon dështimin e transferimit të Jordan Barnes - Gazeta Express
string(59) "kb-peja-konfirmon-deshtimin-e-transferimit-te-jordan-barnes"

Sport

Gazeta Express

23/10/2023 22:37

KB Peja konfirmon dështimin e transferimit të Jordan Barnes

Sport

Gazeta Express

23/10/2023 22:37

KB Peja ka njoftuar zyrtarisht se u ka dështuar transferimi i Jordan Barnes.

Më 8 tetor, klubi pejan bëri të ditur se kishte arritur marrëveshje për transferimin e amerikanit, i cili në fakt nuk erdhi fare në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Kampionët në fuqi njoftuan këtë të hënë se ky transferim ka dështuar për arsye personale të lojtarit.

Nga “Verdhezinjtë” u bë e ditur gjithashtu se klubi ka arritur marrëveshje pastaj me Real Betisin, për të lejuar Bernesin që të kalojë në kampionatin spanjoll

Njoftimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):

“KB Peja njofton se transferimi i Jordan Barnes ka dështuar per arsyje përsonale të lojtarit. KB Peja ka arritur marrveshje me Real Betis qe lojtari në fjalë të kaloj në kampionatin spanjoll”.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement