Klubi i basketbollit Bashkimi ka arritur një fitore dramatike ndaj skuadrës italiane Reggiana me rezultat të ngushtë 77:76, në kuadër të xhiros së pestë të FIBA Europe Cup.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” dhe solli emocione deri në sekondat e fundit. Gjatë gjithë lojës, skuadrat qëndruan shumë afër njëra-tjetrës si në rezultat, ashtu edhe në intensitetin e lojës.
Heroi i ndeshjes ishte TJ Bickerstaff, i cili në minutën e fundit realizoi dy gjuajtje të lira vendimtare, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren ekipit prizrenas.
Me këtë triumf, Bashkimi barazon Reggianan me nga 7 pikë, ndërsa dy klubet e tjera të Grupit J, Dijon dhe Cibona, renditen në vendin e parë dhe të dytë me nga 8 pikë.
Falë kësaj fitoreje, KB Bashkimi mban gjasa të mëdha për t’u kualifikuar në fazën tjetër të garës.
/Gazeta Express/