Katy Perry shfaqet e zhveshur me barkun e rrumbullakosur në videon e këngës së re - Gazeta Express
string(81) "katy-perry-shfaqet-e-zhveshur-me-barkun-e-rrumbullakosur-ne-videon-e-kenges-se-re"

Katy Perry shfaqet e zhveshur me barkun e rrumbullakosur në videon e këngës së re

Gazeta Express

15/05/2020 13:27

Katy Perry ka publikuar ‘Daisies’, këngën e parë të albumit të ardhshëm që po sjell.

Katy Perry është rikthyer në muzikë. Këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re, me anë të së cilës ka lajmëruar se po sjell edhe albumin e saj të pestë, i cili del më 15 gusht të këtij viti.

Lexo Edhe:

E mes gjithë këtyre të rejave, artistja është edhe shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë me aktorin Orlando Bloom, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja është shfaqur me barkun e rrumbullakosur edhe në videoklipin e saj më të ri, atë të këngës ‘Daisies’, ku shihet edhe e gjitha e zhveshur duke shpalosur barkun.

“Unë e shkrova këtë këngë disa muaj më parë si një thirrje për të qëndruar e vërtetë për rrugën që keni caktuar për veten tuaj, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët. Kohët e fundit, kjo ka marrë një kuptim të ri për mua, në dritën e asaj që po përjeton e gjithë bota”, ka shkruar Perry në prezantimin e këngës./Gazeta Express/