Katy Perry la një fans pa fjalë në mes të koncertit me një vërejtje të papritur.
Në turneun e saj botëror “Lifetimes”, i cili do të përfshijë 84 koncerte, ajo ishte në humor të shkëlqyer dhe gjatë një shfaqjeje në Nevada, vendosi të bënte një shaka në mes të një kënge.
Gjatë performancës së këngës “I’m His, He’s Mine” nga albumi i vitit 2024, Katy eci deri në skaj të skenës me një triko dhe çorape rrjetë dhe u ndal. Në atë moment, ajo pa fansin Kyle duke shkruar në celularin e tij dhe iu drejtua drejtpërdrejt me një mesazh të qartë.
“E di pse je këtu. Dëgjo, nëse vazhdon t’i dërgosh mesazhe burrit tim… E ke bërë këtë për muaj të tërë, që kur unë kam performuar këtu. Nuk erdhe këtu për mua. Nëse vazhdon t’i dërgosh mesazhe burrit tim, do të të nxjerrim jashtë. Bëje jetën tënde”, tha ajo.
Pastaj ajo luajti me titullin e këngës së saj dhe tha: “Kylie nuk të do. Unë jam gruaja e tij. Unë jam e tij, ai është i imi”.
Kyle e ndau regjistrimin në X dhe më vonë shpjegoi se gjithçka filloi sepse ai donte që Katy të këndonte një nga këngët e tij të vjetra që ai e do, prandaj iu drejtua bashkëshortit të saj, Orlando, për ndihmë.
Publiku u kënaq shumë dhe, pasi Kyle ndau klipin, ndjekësit e tij shkruan: “Kyle, ajo nuk të kurseu, po qaj nga të qeshurat”, “Mendova se ishte serioze dhe u ndje keq për ty”, “Njerëzit nuk e kuptojnë se e gjitha është pjesë e performancës”.
Si kujtesë, Katy Perry dhe Orlando Bloom u takuan në vitin 2016 në një festë pas ndarjes së çmimeve ‘Golden Globes’.
Ata u ndanë për pak kohë në vitin 2017, dhe një vit më vonë u ribashkuan dhe u fejuan në Ditën e Shën Valentinit 2019. Në gusht të vitit 2020, ata mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove. /Telegrafi/