Katy Perry bëhet nënë për herë të parë, ky është emri i veçantë i fëmijës - Gazeta Express
string(72) "katy-perry-behet-nene-per-here-te-pare-ky-eshte-emri-i-vecante-i-femijes"

Katy Perry bëhet nënë për herë të parë, ky është emri i veçantë i fëmijës

Gazeta Express

27/08/2020 10:48

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë bërë prindër të një vajze.

Këngëtarja Katy Perry është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë bashkë me të fejuarin e saj, aktorin Orlando Bloom.

Lexo Edhe:

Ata i kanë vënë emrin vajzës Daisy Dove Bloom, një emër i një luleje të bukur që në shqip ka emrin Margaritë, ndërsa si emër të mesëm ata kanë vendosur për Dove, e që është Pëllumb, përcjell Gazeta Express.

UNICEF kanë ndarë të parët lajmin me një fotografi të çiftit duke mbajtur dorën e vajzës.

View this post on Instagram

Posted @withregram • @unicef Welcome to the world, Daisy Dove Bloom! We are honoured to introduce Goodwill Ambassadors @KatyPerry and @OrlandoBloom’s new bundle of joy.⠀ ⠀ “We are floating with love and wonder from the safe and healthy arrival of our daughter,” Katy and Orlando told us.⠀ ⠀ “But we know we’re the lucky ones and not everyone can have a birthing experience as peaceful as ours was. Communities around the world are still experiencing a shortage of healthcare workers and every eleven seconds a pregnant woman or newborn dies, mostly from preventable causes. Since COVID-19 many more newborn lives are at risk because of the increased lack of access to water, soap, vaccines and medicines that prevent diseases. As parents to a newborn, this breaks our hearts, as we empathize with struggling parents now more than ever.⠀ ⠀ “As UNICEF Goodwill Ambassadors, we know UNICEF is there, on the ground, doing whatever it takes to make sure every expecting mother has access to a trained health worker and access to quality healthcare. In celebration of the heart we know our daughter already has, we have set up a donation page to celebrate DDB’s arrival. By supporting them, you are supporting a safe start to life and reimagining a healthier world for every child. We hope your ♥️ can bloom with generosity.⠀ ⠀ Gratefully-⠀ ⠀ Katy & Orlando.”⠀ ⠀ Please tap the link in our bio to support the most precious gift: a healthy child.

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

“Ne po fluturojmë nga gëzimi dhe lumturia për arritjen e sigurt dhe të shëndetshme të vajzës sonë”, kanë thënë Katy dhe Orlando për Unicef.

“Por e dimë se jemi shumë me fat dhe jo çdo kush mund të ketë proces të lindjes kaq paqësore siç ishte kjo e jona. Komunitetet përreth botës ende janë duke u përballur me mungesë të punonjësve shëndetësorë dhe çdo 11 sekonda një grua shtatzënë dhe një i porsalindur vdes, kryesisht për shkaqe të shmangshme. Që nga COVID-19 shumë më shumë jetë të porsalindurve janë në rrezik për shkak të mungesës së ujit, sapunit, vaksinave dhe ilaçeve parandaluese të sëmundjeve. Si prindër të një bebe të sapolindur, kjo na thyen zemrat, dhe ne bashkndjejmë  me prindërit në vështirësi tani më shumë se kurrë.”/Gazeta Express/