Kenan Yildiz, Dusan Vlahovic, Ademola Lookman dhe Rafael Leao raportohen se janë mes yjeve të Serie A që po përndiqen nga Barcelona në merkaton e verës 2025.
Barcelona është në kërkim të përforcimeve ofensive dhe, sipas “TMW”, katalanasit kanë vënë sytë te katër lojtarë të Serie A-së pasi panë që Nico Williams rinovoi kontratën me Athletic Bilbaon.
Nuk është rastësi që tre nga katër objektivat e Barcelonës në elitën italiane luajnë në krahun e majtë të sulmit. Kenan Yildiz i Juventusit, Ademola Lookman i Atalantës dhe Rafael Leao i Milanit janë të gjithë të aftë të luajnë në të njëjtën pozicion si Williams.
Megjithatë, vetëm Lookman duket i disponueshëm për një transferim, pasi Juventus pritet t’i ofrojë Yildiz-it një kontratë të përmirësuar, ndërkohë që trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e ka identifikuar Leaon si një lojtar kyç në projektin e tij.
Sipas TMW, agjenti Jorge Mendes ka folur tashmë me drejtorin e Barcelonës, Deco, për Yildiz dhe Leaon, por kjo nuk i bën më të lehta negociatat për katalanasit.
Objektivi i katërt ofensiv është Dusan Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Juventus këtë verë pasi nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën përtej vitit 2026. Sipas raportit, Barcelona së fundmi ka pyetur për disponueshmërinë e sulmuesit.
Thuhet se Vlahovic do të bëhej një objektiv serioz për gjigantët e La Ligës, veçanërisht nëse ai arrin të shkëpusë kontratën me “Zonjën e Vjetër” dhe bëhet i disponueshëm si lojtar i lirë./GazetaExpress/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...