Një aksident i rëndë ndodhi në Fushë-Prezë, ku një makinë tip “Benz” me katër të rinj u përplas me një betoniere dhe u përfshi nga flakët. Viktimat janë Enejd Laçi (25 vjeç), vëllai i tij Erild Laçi (20 vjeç), Andi Laçi (22 vjeç) dhe Enrikejd Kurti (24 vjeç).
Aksidenti ndodhi teksa të rinjtë po ktheheshin nga Rinasi, pasi kishin pritur Erild Laçin që vinte nga Gjermania. Ata po lëviznin me shpejtësi të lartë kur goditën nga pas betonieren e drejtuar nga Aleksandër Krrashi, i cili nuk kishte patentë për mjete të tonazhit të rëndë. Përplasja fatale shkaktoi shpërthimin e makinës, duke mos i lënë asnjë shans të mbijetojnë.
Ekspertët po analizojnë shpejtësinë e mjetit dhe presin rezultatet e mjekësisë ligjore për të përcaktuar nëse viktimat ishin nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...