Katër të mitur përdhunojnë një 21-vjeçare në park - Gazeta Express
string(49) "kater-te-mitur-perdhunojne-nje-21-vjecare-ne-park"

Katër të mitur përdhunojnë një 21-vjeçare në park

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 18:46

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Angli, ku një grup të miturish kanë përdhunuar një grua 21-vjeçare në një park.

Ngjarja ndodhi në Sheffield, ku gruaja u përdhunua në parkun High Hazels.

Lexo Edhe:

Policia ka arrestuar katër djemtë e përfshirë në ngjarje, një 13-vjeçar, një 14-vjeçar, një 15-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

Ndërkohë banorët e zonës janë alarmuar pas ngjarjes, ndërsa policia ka shtuar patrullimin për t’i qetësuar.