Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, dy prej tyre të mitur - Gazeta Express
string(86) "kater-te-arrestuar-per-dhune-ne-familje-gjate-24-oreve-te-fundit-dy-prej-tyre-te-mitur"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 9:01

Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, dy prej tyre të mitur

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 9:01

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të hënës në Prishtinë, Ranillug, Deçan dhe Malishevë. Lidhur me këto raste u arrestuan katër të dyshuar, dy prej tyre të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë në Prishtinë, një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj.

“Prishtinë 19.01.2026-10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Në rastin e dytë në Prishtinë, një burrë u arrestua nën dyshimin se rrahu ish-bashkëshorten dhe bashkëshortin e saj.

“Prishtinë 19.01.2026-13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në Ranillug, djali raportohet se rrahu prindërit. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

“Ranillug  19.01.2026 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

Në Deçan u arrestua një i mitur nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj familjarëve.

“Deçan 19.01.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Ndërsa, edhe në Malishevë u arrestua një i mitur nën dyshimin se kanosi dhe ushtroi dhunë psikike ndaj nënës.

“Malishevë 19.01.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuarimashkull kosovar, i mitur  pasi që i njëjti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement