Katër shokë vriten në mënyrë të mistershme, gjenden në një fushë misri në SHBA - Gazeta Express
string(77) "kater-shoke-vriten-ne-menyre-te-mistershme-gjenden-ne-nje-fushe-misri-ne-shba"

Katër shokë vriten në mënyrë të mistershme, gjenden në një fushë misri në SHBA

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 19:41

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur Wisconsin të SHBA-së, ku  katër miq u gjetën të vdekur në një fushë misri.

Sipas mediave të huaja, autoritetet në Dunn County, gjetën katër viktimat e vrara nga një armë zjarri.

Lexo Edhe:

“Është shumë e pazakontë për këtë zonë. Natyrisht që ne kemi pasur vrasje në vitet e fundit, por diçka e kësaj madhësie. Unë po punoj në vitin e 33-të të punës për Dunn County, dhe kjo është e para herë”, tha Sherifi i Qarkut Dunn, Kevin Bygd, në një konferencë shtypi.

Ata besohet se janë vrarë më pak se 24 orë para se të gjendeshin në një fushë misri në mëngjes.

Thuhet se grupi kishte qenë së bashku në një bar në St. Paul të shtunën në mbrëmje, i vendosur rreth 65 milje larg nga vendi ku do të gjendeshin ditën tjetër.

Ata u larguan me dikë vetëm disa orë para se të vdisnin, sipas babait të njërit prej viktimave.

Damone Presley Sr. tha për Twin Cities Pioneer Press se grupi ishte larguar nga lokali së bashku dhe kishin hipur në automjetin e dikujt tjetër.

 “Ky është misteri. Shpresojmë, përmes hetimit do të marrim përgjigjen., tha ai për gazetën

Policia ende nuk ka emëruar asnjë të dyshuar apo zbuluar detaje në lidhje me një motiv të mundshëm.

Sidoqoftë, autoritetet kanë thënë se nuk besojnë se vrasja e katërfishtë kishte ndonjë lidhje me aktivitetin e drogës ose krimin e organizuar.

Zyra e FBI-së në Minneapolis po ndihmon zyrën e sherifit të hetojë vrasjet e tmerrshme dhe mund të kthehet në një hetim të përbashkët nëse rezulton se vrasjet janë kryer në Minesota.