Katër pyetje për shaminë - Gazeta Express
string(24) "kater-pyetje-per-shamine"

OP/ED

Gazeta Express

06/08/2022 12:44

Katër pyetje për shaminë

OP/ED

Gazeta Express

06/08/2022 12:44

A mund të vihet shamia në kontekstin e axhendave të islamit politik në Kosovë dhe a po abuzohet me fenë e Profetit Muhamed, si levë në shërbim të nacionalizmit që herë manifestohet si panarab e në kontekstin kosovar edhe si neootomanizëm…

Nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Mua më intereson emancipimi dhe perëndimorizimi i shoqërisë kosovare, e cila nuk mund të lavdërohet për sa i përket shkëputjes nga patriarkalizmi dhe tendenca kanunore të traditave mesjetare.

Nuk do të merren me këndvështrimin nëse shamia është shtypëse ndaj atyre që e mbajnë si zgjedhje e që Andi B. Haxhiu e cilëson si koncept përjashtues eurocentrist dhe as me qasjën e të “lejuarit” që të flasin vet gratë, sepse ato që e bartin shaminë përmes manifestimit (bartjës së sajë) dmth. kanë folur për zgjedhjën e tyre!?

Nuk diskutohet e drejta kushtetuese fetare dhe as zgjedhja e lirë. Porse, është tepër problematike të këtë bërë zgjedhje të vullnetit të lirë, një e mitur, ndonëse fetë imponohen me arbitraritet nga prindërit tek fëmijët, siç vëren Haxhiu.

Poashtu, i vetëdijshëm së shteti i Kosovës mund të humbë raste gjyqësore një ditë në Gjykatën e Strasbourg-ut, dua që t’i shtroj katër pyetje praktike për këtë debat, sidomos për intelektualët e rinj, pos sociologut Andi B. Haxhiut edhe filozofit Jetlir Bujës e juristët Durim Berishës:

E para pyetje sfiduese, ka të bëjë me kontekstin e shoqërisē kosovare ku sistemin e kanë vendosur burrat!?

Liri e garantuar apo skllavërim i ri (jo bartja e shamisë vetvetiu) por e vendosur në kontekstin e një shoqërie patriarkale si shoqëria kosovare dhe me sistem ashiqare të vendosur nga burrat?

Sëdyti, si ia doli mbanë ideologjia komuniste që të nxiste heqjen e ferexhes (shamisë) si akt emancipimi (1945) në Gjakovë, Prizren, Pejë e gjithandej në Kosovë pa masa detyrimi dhe paurdhëra asninistrativë porse me vullnet të lirë dhe a mund të cilësohet rikthimi si emancipim (liri?) dhe e drejtë në kontekstin historik?

Sëtreti, a e konsiderojnë tre mbështetësit si të ligjshme të drejtën e shtetit, si aparat i dhunës legjitime, (Kosova si vend me struktura të brishta të sigurisë dhe ashiqare në axhendat e islamit selafist) në kontekstin e sigurisë nacionale (identifikim dhe kontroll të ekstremizmit e fanatiznit fetar) të drejtën e ndalimit të shamisë (ferexhes)?

Sëkatërti, a paraqet rikthimi i shamisë ndarje të re brenda etnisë shqiptare (unitaristët duan bashkim kombëtar madje edhe nga këta që kërkojnë shami në shkolla pretendojnë se shqiptarët përkasin në një komb!?) pra veçim të shqiptareve muslimane përball atyre të krishtëra (të Kishës Perëndimore dhe Lindore) por edhe përballë grave myslimane që përkasin në tarikate islame?

Si mund të pretendohet një komb unik kur edhe varrezat i ke qartësisht të ndara dhe tashti kërkohen edhe ndarje të reja në kulturën e veshjës, që paraqet ndërhyrje në kodin emancipues dhe perëndimirizues si interes madhor të shqiptarëve kosovarë!?

Nëse Kosova një ditë bëhet anëtare e Këshillit të Europës dhe e fiton të drejtën e qasjës në instrumentet ligjore të Gjykatës Europeane të të Drejtave të Njeriut në Strasbourg, mund të humbasë gjyqe Në këtë gjykatë ku kanë humbur edhe shteti gjerman, Italian e francez, e shumë shtete me demokraci të zhvilluar, sepse ashiqare shtetet mbrojnë interesat e tyre qoftë edhe duke cënuar disa të drejta themelore!?

Kosova nuk guxon ta humbasë rastin për emancipim dhe perëndimorizimit, karshi një tendence, e cila mund t’i krijojë vështirësi të mëdha.

Liritë dhe të drejtat nuk shkojnë të ndara por krahas përgjegjësisë, veçmas kur është në pyetje siguria kombëtare.

Ekziston sëkëndejmi LIRIA NEGATIVE: T’i thuash jo një të drejte që mund t’i shkaktojë çarje identitetit kombëtar dhe kohezionit shoqëror dhe që mund të ndeshet me emancipimin dhe perëndimorizimin e shoqërisë kosovare, që duhej të ishte Magna Carta për të!