Katër plumba në drejtim të Kryeministrit sllovak, njëri e qëlloi në bark– ka rrezik për jetë - Gazeta Express
string(82) "kater-plumba-ne-drejtim-te-kryeministrit-sllovak-njeri-e-qelloi-ka-rrezik-per-jete"

Ballina

Gazeta Express

15/05/2024 16:23

Katër plumba në drejtim të Kryeministrit sllovak, njëri e qëlloi në bark– ka rrezik për jetë

Ballina

Gazeta Express

15/05/2024 16:23

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij, afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë

Njëri nga plumbat ka qëlluar në bark liderin sllovak, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Bëhet e ditur se në momentin kur është dërguar për operim Fico ka qenë me vetëdije të plotë.

Lexo Edhe:

Qeveria sllovake në një njoftim për media tha se shefi i qeverisë sllovake është në rrezik për jetë, si pasojë e plagëve.

Sipas njoftimeve, Fico është dërguar në një spital të Banská Bystrica pasi transportimi në Bratisllavë do të merrte kohë.