Saktësisht katër orë lojë u zhvilluan në meçin e 1/8 së finales së “Australian Open” mes Stefanos Tsitsipas dhe Jannick Sinner.
Rod Laver Arena në Melbourne ishte dëshmitare e një nga duelet më të mira të këtij edicioni të Grand Slamit të Australisë.
Tsitsipas arriti të shënonte fitore 3:2 në sete, duke e rrezikuar fitoren, edhe pse ishte duke fituar 2:0, shkruan Gazeta Express.
Greku fitoi dy setet e para me rezultat të njëjtë 6:4 dhe dukej se njëjtë do të shkonte edhe seti i tretë.
Por, më pas meçi mori rrjedhë tjetër dhe italiani Sinner u rikthye duke triumfuar 3:6 në setin e tretë.
Të katërtin e fitoi me rezultat 3:6, për ta dërguar ndeshjen në setin e pestë.
Aty, Tsitsipas gjeti forcën për t’u rikthyer dhe eventualisht triumfoi 6:3 për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Kujtojmë se Tsitsipas është tenisti numër tre në botë, kurse Sinner mban pozitën e 15-të. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...