Megjithëse Zvicra është shpesh cilësuar si një nga vendet më të ndershme në botë, një studim i ri tregon një realitet më kompleks, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas një sondazhi të realizuar nga platforma e konsumatorëve Moneyland, një numër i konsiderueshëm zviceranësh kanë kryer forma të ndryshme të “vjedhjes së vogël”. Më e përhapura është përdorimi i transportit publik pa një biletë të vlefshme: 40% e të anketuarve pranuan se e kanë bërë këtë me vetëdije të paktën një herë, ndërsa 27% e kanë bërë dy herë ose më shumë.
Vendi i dytë në listën e shkeljeve e zë vjedhja në vendin e punës – si marrja e sendeve apo përdorimi i pajisjeve për qëllime personale – me 29% të të anketuarve që e kanë pranuar një veprim të tillë.
Ndërkohë, 25% e pjesëmarrësve në sondazh thanë se kishin dalë nga një supermarket pa paguar për të paktën një artikull.
Ky studim ngre pyetje mbi perceptimin dhe realitetin e ndershmërisë në Zvicër, duke sugjeruar se, ndonëse imazhi i jashtëm i vendit është i pastër, sjellja e përditshme e qytetarëve shpesh tregon ndryshe.