Katër muaj nga rastet e para të COVID-19, Kosova me vetëm 1,61 për qind të testimit të popullsisë - Gazeta Express
string(96) "kater-muaj-nga-rastet-e-para-te-covid-19-kosova-me-vetem-1-61-per-qind-te-testimit-te-popullsise"

Katër muaj nga rastet e para të COVID-19, Kosova me vetëm 1,61 për qind të testimit të popullsisë

Gazeta Express

15/07/2020 9:49

Më 13 mars 2020, u konfirmuan rastet e para me COVID-19 në Republikën e Kosovës, ndërkaq që prej atëherë numri i të testuarve është 28.640 persona apo vetëm 1,61 për qind të popullsisë së përgjithshme prej 1.78 milion banorë.

Nga ky testim janë diagnostikuar 5.118 raste të infektimit, prej tyre 2.370 janë shëruar.

Lexo Edhe:

51,58 për qind e rasteve të konfirmuara janë aktive, kurse Shkalla e Vdekshmërisë së Rasteve (CFR) është 2,11 për qind apo 108 vdekje.

Më shumë teste, brenda kësaj periudhe, janë bërë më 12 korrik apo 493 copë ku dhe është paraqitur numri më i madh i të infektuarve prej 216. Numri më i madh i të shëruarave është më 3 korrik, 117 të shëruar, kurse i të vdekurve më 5 korrik, 9 të vdekur.

Sa i përket rajoneve, Prishtina prin me numrin e të infektuarve, e ndjekur nga Mitrovica, në vend të tretë është Prizreni, pasuar nga Gjilani, Peja dhe Gjakova.

Në 100 mijë banorë, nga vendet e rajonit, Kosova renditet e dyta me 272 raste të konfirmuara të të infektuarve me COVID-19, pas Maqedonisë së Veriut që ka 389 raste. Serbia renditet e treta më 210 raste, e ndjekur nga Bosnja e Hercegovina më 209 raste, Mali i Zi me 194 raste, Shqipëria më 120 raste dhe Kroacia më 90 raste.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, prevalanca më e madhe e të infektuarve vjen nga rastet që janë me kontakt dhe tashmë Kosova e ka të shëruar pacientin zero.