Katër milionë për pagat e minatorëve, Kurti lëshon një thumb: Ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka - Gazeta Express
string(127) "kater-milione-per-pagat-e-minatoreve-kurti-leshon-nje-thumb-ka-shume-punetore-mbi-toke-per-xehet-e-pakta-te-nxjerra-nga-nentoka"

Katër milionë për pagat e minatorëve, Kurti lëshon një thumb: Ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka

Lajme

Gazeta Express

14/08/2024 11:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka njoftuar se do të ndahen 4 milionë euro për pagat e punëtorëve të ndërmarrjes Trepça.

Ai tha se “duket” që ka shumë punëtorë në krahasim me “xehet e pakta” që nxirren nga nëntoka.

Lexo Edhe:

“Do të ndajmë 4 milionë euro dedikuar për mbështetjen ndaj Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti. /GazetaExpress/

*Fotografia nga arkivi