Katër ditë nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, ende asnjë i arrestuar - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 7:39

Katër ditë nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, ende asnjë i arrestuar

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 7:39

Një person ende i paidentifikuar nga organet e rendit ka shtënë me armë zjarri mbrëmjen e së premtes drejt autobusit me nxënës që po kalonte nëpër fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit. Si pasojë, të vdekur kanë mbetur dy nxënës dhe shoferi i autobusit, raporton Express

Katër ditë pas rastit tragjik në Gllogjan, ende nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.

Lexo Edhe:

Sipas deklarimeve të organit të rendit, deri më tani dyshimet janë se vrasja është kryer nga një person i vetëm.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë deklaruar se janë duke u kryer hetime intensive për ta zbardhur rastin.

“Lidhur me këtë çështje penale, me seriozitetin më të lartë  me ekipin e Prokurorëve, të udhëhequr nga kryeprokurori i Pejës janë duke punuar në mënyrë intensive së bashku me Policinë e Kosovës që të zbulohen të gjitha rrethanat dhe njëkohësisht personi apo personat e mundshëm të kryerjes të kësaj vepre”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, në KlanKosova.

Ai ka deklaruar se edhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e rendit, do të ishte një ndihmesë e madhe për zbardhjen e krimit.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet përkatëse përkatësisht me Prokurorinë e Shtetit dhe  Policinë e Kosovës, me të gjithë ata persona të cilët kanë informacione, është që do ju garantohet që do të mbeten anonim dhe të njëjta informata do të trajtohen me seriozitetin më të lartë”, ka thënë ai./GazetaExpress/