Katër deputetë rezultojnë pozitivë me COVID-19, flasin dy prej tyre - Gazeta Express
string(65) "kater-deputete-rezultojne-pozitive-me-covid-19-flasin-2-prej-tyre"

Katër deputetë rezultojnë pozitivë me COVID-19, flasin dy prej tyre

Gazeta Express

06/07/2020 9:56

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19.

Burime të cituara nga mediat e Prishtinës bëjnë të ditur se katër deputetët e LDK-së që kanë rezultuar pozitiv janë: Arben Gashi, Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Lexo Edhe:

Sipas këtyre burimeve, Kujtim Shala është pozitiv me koronavirus prej mëse një jave. Ndërsa Arben Gashi, Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitivë ditët e fundit.

Arben Gashi me një mesazh publik u shpreh: “Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitivë me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”.

Ndërsa mjeku neurokirurg Haxhi Avdyli thotë: “Meqenëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Covid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetizoluar sipas rekomandimeve.”