Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të lokalizojnë dhe sekuestrojnë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon.
Rasti është regjistruar në Ferizaj.
Automjetet ishin në kërkim nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL që nga 30.06.2023.
“Ferizaj 30.06.2023 – NN. Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Express/