Katër arrestime të reja pas grabitjes së bizhuterive në Luvër - Gazeta Express
string(61) "kater-arrestime-te-reja-pas-grabitjes-se-bizhuterive-ne-luver"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 21:32

Katër arrestime të reja pas grabitjes së bizhuterive në Luvër

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 21:32

Katër persona të tjerë janë arrestuar si pjesë e hetimit për vjedhjen e bizhuterive të çmuara muajin e kaluar në Muzeun e Luvrit, thotë zyra e prokurorit të Parisit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Dy burra, të moshës 38 dhe 39 vjeç, dhe dy gra, të moshës 31 dhe 40 vjeç, u arrestuan të martën. Të gjithë janë nga rajoni i Parisit.

Midis tyre mendohet të jetë anëtari i fundit i një bande prej katër burrash që dyshohet se kreu grabitjen gjatë ditës, sipas mediave franceze. Tre hajdutët e tjerë të dyshuar tashmë janë arrestuar dhe akuzuar, thonë zyrtarët.

Policia tani ka deri në 96 orë për t’i marrë në pyetje. Deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e bizhuterive të vjedhura – me vlerë 88 milionë euro (76 milionë £; 102 milionë dollarë) – të cilat u morën më 19 tetor.

Katër persona kanë akuzuar tashmë për grabitjen – tre burra dhe një grua, të cilët gjithashtu jetojnë në rajonin e Parisit.

Një grua 38-vjeçare  akuzua më parë këtë muaj për bashkëpunim në vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal me qëllim kryerjen e një krimi.

Veçmas, një burrë, 37 vjeç, u akuzua për vjedhje dhe konspiracion kriminal.

Këta dy të dyshuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, kanë mohuar çdo përfshirje.

Zonja Beccuau i tha më parë agjencisë franceze të lajmeve Franceinfo se të dy ishin në një lidhje dhe kishin fëmijë së bashku, pa dhënë detaje të mëtejshme.