Kategorizimi i sportistëve për vitin 2023, Distria e Nora me pikë maksimale - Gazeta Express
string(74) "kategorizimi-i-sportisteve-per-vitin-2023-distria-e-nora-me-pike-maksimale"

Kategorizimi i sportistëve për vitin 2023, Distria e Nora me pikë maksimale

Sporte tjera

Gazeta Express

01/02/2023 13:37

Sot është bërë kategorizimi i sportistëve kosovarë për vitin 2023.

Me këtë rast, komisioni ka vendosur që xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova t’i vlerësojë me maksimum pikësh, nga 100.

Lexo Edhe:

Pas medalisteve të arta olimpike gjendet olimpistja tjetër kosovare, Majlinda Kelmendi me 60 pikë, njëjtë si xhudisti Akil Gjakova, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, është bërë kategorizimi i sportistëve edhe në sportet si boksi, karateja dhe të tjera.

Në total, 35 sportistë janë kategorizuar për vitin 2023, bazuar në rezultatet e tyre.

Të gjithë do të përfitojnë mbështetje financiare nga Ministria Sportit.

Paraprakisht, dje u bë kategorizimi i sporteve të Kosovës, me ç’rast futbolli u ngrit nga pozita e gjashtë që e mbante vitin e kaluar, në atë të dytë me 100 pikë, sa u vlerësua edhe sporti më i suksesshëm – xhudoja. /Gazeta Express/