Kate Middleton pyetet për vogëlushen Lilibet dhe reagon kështu - Gazeta Express
string(62) "kate-middleton-pyetet-per-vogelushen-lilibet-dhe-reagon-keshtu"

Kate Middleton pyetet për vogëlushen Lilibet dhe reagon kështu

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 21:00

Mbretëresha dhe Kate me Williamin i uruan publikisht mirëseardhjen në jetë më të voglës së familjes, Lilibet Diana, javën e kaluar. Ndërsa gjatë një dalje publike, Kate Middleton ka folur për herë të parë publikisht për mbesën e saj të porsalindur.

Ndërsa vizitonte një shkollë fillore në Mbretërinë e Bashkuar sot, së bashku me Zonjën e Parë Dr. Jill Biden, Dukesha e Kembrixhit, u pyet për vajzën e Princit Harry dhe Meghan Markle, e cila lindi vetëm një javë më parë.

Lexo Edhe:

“Unë i uroj asaj të gjitha të mirat. Mezi po pres ta takoj”, u përgjigj Middleton. “Ne nuk e kemi takuar ende, kështu që shpresojmë që ta takojmë së shpejti.”

Të dielën, Harry dhe Meghan, të cilët aktualisht janë duke banuar në një rezidencë 14 milionë dollarëshe në Kaliforni, njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të dytë.

Vogëlushja është quajtur Lili për nder të gjyshes së Harryt, Mbretëreshës Elizabeth II, pseudonimi i fëmijërisë së të cilës ishte “Lilibet”.

Emri i mesëm i Lilit, Diana, është në nder nënës së ndjerë të Harryt, Princeshës Diana.