Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dje ka ndarë çmimet “Katarina Josipi” për dramën Origjinale Shqipe. Çmimi i parë i’u dha Astrit Kabashit, njëjtë si në vitin 2023, në atë kohë me dramën “Gërrdia”.
Astrit Kabashi pos çmimit të parë për dramën “Lufta” u vlerësua edhe me çmimin e dytë për veprën “Pse ke frikë”. Çmimi i tretë iu nda autorit Florent Kurtalani për dramën “Kurora”.
Juria ishte në përbërje të: Kushtrim Mehmeti, Ilire Vinca, Kushtrim Koliqi, Florent Mehmeti dhe Zoga Çeta.
Konkursi “Katarina Josipi” ka për qëllim promovimin dhe mbështetjen e autorëve vendorë, si dhe kontributin në zhvillimin e dramaturgjisë bashkëkohore shqiptare, duke përfaqësuar një nga vlerësimet më të rëndësishme në fushën e artit dramatik në Kosovë.