Emisioni Favorit si çdo të diel të tjetër vjen në ekranet e juaja me tema rreth futbollit vendor.
Për këtë javë temë diskutimit janë ngjarjet e fundit në kampin e kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
I ftuari në “Favorit”, Ismajl Kasumi foli për disa lojtarë të cilët do të duhej të largohen nga kombëtarja.
“Berishës, Alitit e Paqaradës duhet t’i thuhet faleminderit e të largohen nga Kosova”, tha ai.
Emisioni, “Favorit” nis çdo të diel me fillim nga ora 22:00 në T7./Gazeta Express