Kombëtarja U21 e Italisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës U21 në ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian U21, që po mbahet në Gjeorgji dhe Rumani.
Ndeshja e zhvilluar në “Cluj Arena” përfundoi me rezultatin 2:3, shkruan Gazeta Express.
Lorenzo Pirola (6’), Wilfried Gnonto (11’) dhe Fabiano Parisi (45+4’) shënuan golat e fitores për “Azurrët”.
Kastriot Imeri (47’) dhe Zeki Amdouni (52’) shënuan për “Helvetikët”.
Imeri në këtë ndeshje luajti për 86 minuta, kurse i plotë ishte Ardon Jashari, ashtu si edhe portieri, Amir Saipi.
Për Bledian Krasniqin minuta nuk pati.
Për Italinë U21 këto ishin tri pikët e para që e pozicionojnë në vendin e dytë në Grupin D, aq sa ka edhe Zvicra U21.
Në këtë grup me tri pikë prin Franca U21, që momentalisht ka një ndeshje më pak në grup.
Norvegjia është e fundit dhe pa pikë. Edhe norvegjezët kanë zhvilluar vetëm një ndeshje deri tash. /Gazeta Express/