Kastrati: Pensioni aktual është përçmues, prisnim më shumë nga qeveria - Gazeta Express
string(68) "kastrati-pensioni-aktual-eshte-percmues-prisnim-me-shume-nga-qeveria"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 14:33

Kastrati: Pensioni aktual është përçmues, prisnim më shumë nga qeveria

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 14:33

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati, është shprehur i pakënaqur me mbështetjen e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, duke thënë se pensioni aktual është përçmues dhe përbuzës.

“Kur folet për standard që krijohet me këtë pension që krijohet momentalisht nuk mund ta quajmë standard, por është një nënçmim për pensionistin. Kur them nënçmim, do ta marr një shembull me këtë pension që i merr 120 euro ai nuk mund ta blejë një byrek edhe një jogurt, do të thotë mund ta sigurojë një shujtë 25 për qind që i bie shumë keq me këtë pension bazik. Ne kemi pritur shumë prej qeverisë”, ka thënë Kastrati në Teve1.

Kastrati ka uruar që qeveritë e ardhshme që do të ndërmarrin hapa konkretë drejt rritjes së pensioneve, jo në mënyrë segmentare.

“Unë jam i bindur që qeveritë që vijnë do ta kenë parasysh që siç e kanë bërë një hap te pagat minimale, t’i rrisin edhe pensionet të shkojnë në mënyrë ofensive dhe jo në mënyrë segmentale. Kjo mund të bëhet vetëm me nxjerrjen e Ligjit mbi fondin pensional, përndryshe nëse shkon me këtë avaz nuk do të ketë zgjidhje dhe do të jemi kategori e nënçmume dhe e përbuzur që mezi mbijeton”, ka shtuar ai.