Disa kastorë të ‘prapë’ në një rezervat në Perthshire kanë shkëputur një kamera që monitoronte aktivitetin e tyre.
Ky vend në Doune, Argaty Red Kites ka rreth një duzinë me kastorë që janë zhvendosur aty nga zona të tjera të Skocisë.
Gjatë fundjavës, pronarët ishin habitur pse “kamera e kastorëve” po tregonte vetëm pamje shkarpash dhe balte.
Ata thanë se kafshët kishin rrëzuar shtyllën e drunjtë që mbante kamerën dhe e kishin tërhequr deri në çatinë e strofkullës së tyre. Kamera është instaluar sërish, por shtylla e drunjtë mund të zëvendësohet me një të metaltë.
We were wondering why our Beaver Cam was showing nothing but sticks and mud… turns out the naughty beavers stole it to add to the roof of their lodge! @BeaverTrust @ScotsBeavers @james_nairne @emccandless89 @BrewsterKirsten @Nature_Scotland @skyeandfrisa #nature #beavers pic.twitter.com/uTTqwdtvLz
— Argaty Red Kites (@argatyredkites) February 8, 2023
Kastorët janë një specie e mbrojtur. Ata ishin endemikë në Skoci përpara se të zhdukeshin në shekullin XVI.//tvklan.al
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...