string(42) "kasami-taravari-ne-qeveri-edhe-ndonje-dite"

Maqedoni

Gazeta Express

08/05/2025 16:43

Kasami: Taravari në qeveri, edhe ndonjë ditë

Maqedoni

Gazeta Express

08/05/2025 16:43

Taravari do të jetë në qeveri edhe ndonjë ditë, tha kreu i Tetovës Bilall Kasami. Sipas tij, ditëve në vijim do të ketë edhe veprime konkrete nga ana e kryeministrit në këtë drejtim. Kasami përsëri se në qeveri nuk ka vend për bashkëpunëtorë të BDI-së.

Arben Taravari vazhdon të jetë ministër.

“Do e shohim deri kur, edhe ndonjë ditë. Ne jemi dakorduar për tejmingun e veprimeve të cilat do të duhet të ndërmerren ditët në vijim por ajo që është me rëndësi dhe që e kemi thënë; bashkëpunim me BDI-në dhe qeverinë nuk ka. Këtë e kemi dakorduar edhe me kryeministrin dhe sigurisht në këtë drejtim, ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete”, deklaroi Bilall Kasami, VLEN.

Që në qeveri nuk ka vend për ata që kanë bashkëpunuar ose bashkëpunojnë me BDI-në, thonë edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Megjithatë, partia në pushtet është e bindur se nuk do të ketë lëvizje të numrave të shumicës parlamentare dhe as rrezikim të badenterit.

“Ne thamë se hapësira deri në fund të muajit duhet të shfrytëzohet që të dy partitë, edhe VMRO-DPMNE-ja, edhe Aleanca për Shqiptarët të bisedojnë në kuadër të organeve të tyre që edhe pas asaj ta riafmirmojmë qëndrimin tonë se largimi i z. Taravari nga qeveria nuk do ta ndryshojë shumicën, nuk do ta rrezikojë badenterin dhe që nuk do t’i ndryshojë numrat ose ndoshta do t’i përforcojë në aspektin e shumicës parlamentare në aspektin e asaj se cilët deputetë do të dilnin dhe cilët do të hynin”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Situatën e mundshme të zëvendësimit të Taravarit me Selën në qeveri, nga VMRO-DPMNE-ja në këtë moment e quajnë tejet hipotetike dhe spekulative.