Pas më shumë se dy dekadash problem, më në fund ujit të pijshëm në lagjen 146 të Tetovës i është gjetur zgjidhje.
Pas shumë vuajtjesh dhe premtimeve, sot u lëshua uji i pijshëm në këtë lagje, e që nga banorët u mirëprit me krah hapur.
Lorina Kahremani, një banore e kësaj lagje ndau me opinionin sfidat që kanë kaluar me familjen e tyre për gjatë këtyre viteve që kanë qenë pa ujë të pijshëm. Në vijim keni tekstin e plotë.
“U rrita në një lagje ku për 30 vite me radhë, problemi më i madh ishte mungesa e ujit të pijshëm. Çdo fushatë zgjedhore na sillte vetëm premtime, por në përditshmërinë tonë uji mbeti brenga kryesore. Familja ime dhe shumë të tjera u detyruan të gjenin zgjidhje vetanake, por prapë uji ishte i papijshëm në shumicën e rasteve.
Sot, pas tri dekadash, në Lagjen 146 kemi një realitet të ri. Në sytë e fëmijëve dhe të gjithë banorëve shihet gëzimi i asaj që do të thotë të hapësh çezmën dhe të kesh ujë të pastër në shtëpi. Nuk ka më pyetje se a do të kemi ujë për sot, nuk ka më bidonë për të mbushur ky problem u zgjidh njëherë e përgjithmonë.
Ky është ndryshimi i vërtetë: veprat që flasin më shumë se fjalët. Kryetari aktual dhe kryetari i ardhshëm i Tetovës shkroi histori që do të mbahet mend nga brezat e kësaj lagjeje.
Kot e sulmoni, kot e shani, kot bëheni kundër qëllimit nuk do t’i arrini. Sepse ai punon dhe realizon, ndërsa ju vetëm flisni. 22 vite pushtet, dy mandate në Tetovë dhe asgjë nuk bëtë. Ai e bëri për një mandat atë që ju nuk e bëtë për dekada”, ka shkruar Lorina Karemani.
tag_katrorimaqedoni_2