Kasami përgëzon nxënësit dhe studentët për aktivitetin në Ditën Botërore të Shëndetësisë në Tetovë - Gazeta Express
string(98) "kasami-pergezon-nxenesit-dhe-studentet-per-aktivitetin-ne-diten-boterore-te-shendetesise-ne-tetove"

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 15:07

Kasami përgëzon nxënësit dhe studentët për aktivitetin në Ditën Botërore të Shëndetësisë në Tetovë

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 15:07

Me rastin e Dita Botërore e Shëndetësisë, në sheshin “Iliria” në Tetovë u organizua një aktivitet ndërgjegjësues nga Shkolla e Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn”, me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL).

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vlerësoi lart angazhimin e nxënësve, studentëve dhe stafit arsimor në promovimin e rëndësisë së shëndetit publik dhe rritjen e ndërgjegjësimit për një stil jetese të shëndetshëm.

Kasami përgëzoi në veçanti drejtoreshën e shkollës, nxënësit dhe personelin për përkushtimin dhe organizimin e aktivitetit, duke theksuar se iniciativa të tilla kontribuojnë në edukimin shëndetësor të komunitetit dhe forcimin e kulturës së kujdesit për shëndetin.

Aktiviteti përfshiu prezantime, këshilla shëndetësore dhe ndërveprim me qytetarët, duke e kthyer sheshin “Iliria” në një hapësirë informuese dhe edukative për të gjitha moshat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement