Kasami: Opsioni i vetëm është VLEN, Aliu e ka gabuar fushatën - Gazeta Express
string(59) "kasami-opsioni-i-vetem-eshte-vlen-aliu-e-ka-gabuar-fushaten"

Maqedoni

Gazeta Express

06/10/2025 9:25

Kasami: Opsioni i vetëm është VLEN, Aliu e ka gabuar fushatën

Maqedoni

Gazeta Express

06/10/2025 9:25

 Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN sonte dha arsyet se pse në Tearcë duhet të rrethohet numri 7 dhe të votohet për Daut Memishin.

Ajo që dihet në këto zgjedhje, sipas tij, është se kemi një opsion që garon për zgjedhjet lokale dhe se opsioni tjetër siç shton, “nuk garon për zgjedhjet lokale”.“Ju e dini se artikulimi i tyre në gjithë fushatën është se kontestojnë legjitimitetin e VLEN, dhe ata duan votën tuaj për pushtetin lokal për të tentuar për të ardhur në pushtetin qendror. Me këtë vetvetiu tregojnë se në nëndijen e tyre nuk kanë dalë për të ofruar program dhe kandidatët më të mirë, sepse halli i tyre nuk është Tearca, halli i tyre është si të vijnë në kolltukët e tyre të ngrohta të pushtetit në Shkup që i shfrytëzuan për 20 vite”, tha Kasami gjatë tubimit në Tearcë.

Në këto zgjedhje, Kasami tha se opozitës madje i intereson vota që të kërkojnë pastaj zgjedhje të parakohshme, por realisht për zgjedhje lokale opsioni i vetëm është VLEN, ndaj edhe nuk u ikin temave që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve.“Në zgjedhjet parlamentare ne fituam dhe ne përfaqësojmë shqiptarët. Prandaj, edhe njëherë po i themi Aliut dhe opozitës se e keni gabuar fushatën në kohë dhe hapësirë, në zgjedhjet lokale duhet të ofroni kandidatët dhe programin më të mirë dhe këtë po e bëjmë ne dhe nuk ikim nga diskutimet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve”, ka thënë Kasami.Ndërsa Shefi i Shtabit të VLEN, Adnan Azizi në Tearcë tha se fituesi në këtë komunë është përcaktuar prej momentit që është shpallë kandidatura e Daut Memishit.“Qytetarët e Tearcës janë të bashkuar rreth figurës dhe kandidaturës së Daut Memishit dhe këtë ua vërtetoj edhe me sondazhe dhe me gjitha anketat që kemi bërë. Përveç që VLEN është i bashkuar edhe anëtarët e partive tjera janë shpreh se do ta votojnë Daut Memishin, sepse është kandidati më i mirë, më i dëshmuar dhe më i pagatitur”, tha Azizi.Ai madje tha se nga ky moment, kandidatët e VLEN nuk do të kenë konkurrentë më kandidatët e BDI-së sepse siç tha, “ata i ka zënë gjumi”.