Kasami: Në Tetovë nuk ka vend për huliganizëm, ligji vlen për të gjithë - Gazeta Express
string(69) "kasami-ne-tetove-nuk-ka-vend-per-huliganizem-ligji-vlen-per-te-gjithe"

Maqedoni

Gazeta Express

04/09/2025 15:07

Kasami: Në Tetovë nuk ka vend për huliganizëm, ligji vlen për të gjithë

Maqedoni

Gazeta Express

04/09/2025 15:07

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm ndaj dy nxënësve në Tetovë, duke dënuar ashpër aktin e dhunës.
“Në Tetovë nuk ka vend për huliganizëm dhe dhunë, ligji vlen për të gjithë. Dënojmë ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj dy nxënësve në Tetovë, të cilëve u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe të lehtë”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ai ka theksuar se nuk mjafton vetëm dënimi moral, por kërkohet edhe reagim institucional. “Mbrëmë Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë reagoi shpejt dhe qartë, duke bërë të ditur se siguria e nxënësve është e paprekshme. Kushdo që e cenon atë, do të përballet me ligjin”, thotë ai.

Kasami i bëri thirrje prokurorisë që të marrë masa serioze për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla. “I bëjmë thirrje prokurorisë të merr masa serioze, që këto raste mos të përsëriten më kurrë! Nuk do të bëjmë politikë me raste të tilla, as nuk do të lejojmë që të tjerët të bëjnë politikë me to”, ka përfunduar kryetari i Tetovës.